Mbrojtësi belg, Jan Vertonghen, po i numëron ditët në Londër.

Kontrata e tij me Tottenham Hotspur, po shkon drejt fundit dhe me shumë gjasë ai do të larohet.

Interesim për të kanë shprehur shumë skuadra në Evropë, sidomos në Itali.

Inter dhe Roma kanë shfaqur interesimin për të blerë mbrojtësin belg.  

Por së fundi është shfaqur një problem që ka ‘frikësuar’ këto skuadra të Serie A.

Paga e Vertonghen. Ai kërkon 3 milionë euro në vit dhe duket se do të jetë problem që ai të mund të luajë në Itali, pasi Inter dhe Roma nuk janë të gjendje të paguajnë shumën që kërkon ai.