Jules Kounde ka thënë se zgjodhi Barcelonën mbi Chelsean për shkak të projektit ambicioz që ka klubi blaugran.
Mbrojtësi qendror nënshkroi për Barcelonën javën e kaluar, pasi u kërkua nga një numër i madh skuadrash, mbi të gjitha nga Chelsea në Premier League, shkruna Marca.
Barcelona ka paguar një shifër të raportuar prej 50 milionë euro për Sevillan për mbrojtësin francez, i cili ka qenë një lojtar i spikatur për disa kohë në skuadrën andaluziane.
Duke folur gjatë konferencës së tij për shtyp, Kounde pranoi se Chelsea ishte një opsion i vërtetë.
“Kam pasur mundësinë të shkoj në Chelsea, por zgjodha Barcelonën sepse ata kanë një projekt ambicioz”, tha ai.
“Kam pritur marrëveshjen e Barcelonës me Sevillan”.
“Më pëlqen të luaj në La Liga dhe të kem luajtur këtu për një kohë do ta bëjë më të lehtë për mua, por ju duhet të përshtateni me stilin e Barcelonës”.



























