Florent Hadërgjonaj mund të mbetet në Turqi.
Kjo pasi për Hadërgjonajn po interesohet gjiganti turk, Fenerbahçe.
Hadërgjonaj aktualisht është i huazuar te Kasimpasha nga skuadra angleze Huddersfield Town.
Huazimi ishte bërë në janar pasi 25-vjeçari i lindur në Zvicër nuk po gjente hapësirë në klubin anglez.
Fenerbahçe po kërkon mbrojtës të djathtë, pasi kiliani Mauricio Isla pritet të largohet.