
Kiliani Arturo Vidal, nuk dëshiron të largohet nga Barcelona këtë verë.
Mesfushori është një nga emrat e listës së futbollistë të përmendur nga drejtuesit e Barcelonës, që duhet të largohen, raporton Mundo Deportivo.
Mirëpo, ish-mesfushori i Juventusit dhe Bayern Munich, është i lumtur në Camp Nou.
Të lumtur janë po ashtu edhe braziliani Arthur dhe kroati Ivan Rakitiç, të cilët janë në listën e lojtarëve që duhet të largohen.
Arthur është lidhur me një transferim të mundëshm te Juventusi, por një marrëveshje e tillë ende nuk është arritur.



























