Sergio Aguero e ka telefonuar një nga miqtë e tij të mirë ndërsa ishte live në Twitch – që nuk ishte askush tjetër veçse fituesi i gjashtë Topave të Artë, Lionel Messi.

Aguero ka qenë mjaft aktiv në video-lojëra gjatë karantinës.

Dyshja argjentinase patën një bisedë 10-minutëshe që filloi me Messin duke e pyetur Agueron pse ai e telefonoi në orën nëntë në mëngjes.

“Çfarë ndodhi me ju sot që më telefonuat në nëntë të mëngjesit, ”filloi Messi bisedën.

 “Më duhej ta bëja testin (COVID-19)”, u përgjigj Aguero.

 “Po pse më thirrët?” Messi pyeti për herë të dytë.

Aguero nuk kishte një shpjegim për atë se pse ai e telefonoi Messin, duke thënë: “Nuk e di, vetëm doja të thosha mirëmengjes”.