Dy klubet e qytetit italian të Milanos kanë marrë një përgjigje, ku thuhet se stadiumi i tanishëm “San Siro” mund të shembet.

Tani pritet vetëm miratimi final i Këshillit të Bashkisë së qytetit dhe nënshkrimi mbi projektin e ri.

AC Milan dhe FC Inter që një kohë të gjatë janë duke bashkëpunuar për ndërtimin e stadiumit të ri.

Fillimisht bashkia hodhi poshtë projektin që synonte shembjen e stadiumit aktual dhe për këtë klubet u detyruan të paraqiten me një projekt të ri.