LUGANO, SWITZERLAND - JULY 12: Kristjan Asllani of FC Internazionale looks o during Pre-season Friendly between FC Lugano v FC Internazionale at Cornaredo Stadium on July 12, 2022 in Lugano, Switzerland. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani mund të luajë titullarë për herë të parë me Interin në Serie A.

Sipas “Sport Mediaset”, humbja me Lazion dhe kalendari i ngjeshur kanë detyruar trajnerin Simone Inzaghi të bëjë disa ndryshime në formacionin e zikaltërve.

Në këto kushte tekniku ka menduar që një fanellë titullari t’i dorëzojë Asllanin në përballjen e ditës së sotme ndaj Cremoneses, e cila do të ishte një moment që lojtari kuqezi të tregojë se meriton të jetë pjesë e formacionit bazë.