Diego Costa do të arrijë të martën (sot) në Angli për t’i kryer testet mjekësore te Wolvesi, raporton Fabrizio Romano.
Braziliani, që është reprezentues i Spanjës, do të nënshkruajë kontratë me Wolvesin deri në verën e vitit 2023.
Costa do të kalojë te kubi anglez që bënë gara në Premier League si lojtar i lirë.
Nga janari i këtij viti Costa është pa klub. Herën e fundit ai ishte pjesë e Atletico MG në Brazil.
Costa ka luajtur katër vjet te Chelsea (2014-2018) dhe e njeh mirë Premier Leaguen.

























