Pasditen e së dielës janë zhvilluar dy ndeshje në Bundesligë, derisa edhe një pritet të zhvillohet, ku Valon Berisha dhe skuadra e tij Fortuna Dusseldorf kanë udhëtuar në Koln.
Schalke nuk ka arritur të fitojë si vendas ndaj Ausburg.
Mysafirët filluan shumë herët ofansivën duke shënuar në minutën e 6-të me anë të Loeëen.
Derisa dy gola të tjerë i shënuan në pjesën e dytë të takimit
Në minutën 76-të shënoi Sarenren-Bazee, kursë në minutën 90-të, shënoi Cordova për rezultatin Schalke – Augsburg 0-3.
Më shumë gola u shënuan ndeshjen tjetër, ndërmjet Maniz dhe Leipzig.
Edhe në këtë ndeshje triumfuan mysafirët, që arritën të shënojnë 5 gola.
Timo Werner shënoi 3 gola, kurse dy gola e tjerë i shënuan Poulsen dhe Sabitzer./VAR Kosova/