Chelsea nuk e ka nisur siç duhet rrugëtimin në fazën e grupeve të Champions League, pasi blutë e Londrës u mposhtën 1-0 nga Dinamo Zagreb.

Një rezultat që nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët, por edhe lojtarë që janë përfolur gjatë merkatos së verës për një kalim te Chelsea.

I tillë është rasti i Jules Kounde, i cili ishte shumë afër kalimit në “Premier League”, por ish-lojtari i Sevillas zgjodhi “Camp Nou” për të vazhduar karrierën e tij.

Pas kësaj humbje, erdhi edhe reagimi nga qendërmbrojtësi i katalanasve, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar skuadrën angleze.

“Për pak sa nuk iu bashkova atyre. Forca Barça”, ka shkruar Kounde, që më pas një postim i tillë u fshi menjëherë.