TSG Hoffenheim ka njoftuar se i ka vazhduar kontratën sulmuesit Fisnik Asllani.
20-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2026.
Në vitin 2020, Asllani u transferua nga U19 i Union Berlin te Kraichgau si transfer i lirë, ku ka qenë kryesisht në ekipin e dytë.
Ai ka shënuar nëntë gola dhe gjashtë asistime në 37 paraqitje për ekipin e ligës rajonale.
Ai bëri dy paraqitje në Bundesligë gjatë sezonit të kaluar. Deri më tani këtë sezon ka zhvilluar një ndeshje.
“Fisnik kombinon talentin, kërcënimin e golit dhe praninë fizike – të marra së bashku, këta komponentë rezultojnë në një profil sulmuesi shumë interesant të numrit nëntë klasik”, ka thwnw drejtori sportiv i TSG, Alexander Rosen.