Të shtunën mbrëma, në Las Vegas, Ilir Latifi shënoi fitore kundër Aleksei Oleinik, në kategorinë e rëndë UFC-së.Luftëtari nga Kosova përballë rusit fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.

Përballja zgjati tre raunde, teksa në fund rezultatet e të tre gjyqtarëve ishin të njëjta – 30:27.

Për 39-vjeçarin, i cili përfaqëson shtetin e Suedisë, ishte kjo fitorja e 17-të në artet marciale, krahas tetë humbjeve e një barazimi