Dje në ndeshjen ndaj Nice, Leo Messi shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

Vlen të përmendet se ky është goli i dytë i këtij lloji brenda pak ditësh, i pari që shënon në kombëtaren e Argjentinës në një ndeshje miqësore me Xhamajkën.

Disa tifozë vunë re një rastësi qesharake në momentin e gjuajtjes së tij. Sapo Leo dërgoi topin drejt portës së kundërshtarit, mbishkrimi në billboard “1xBet” ndryshoi në “GOAT”.

Danny: “Është e pabesueshme, reklama ndryshoi në GOAT kur Messi goditi.”

 Vin: “GOAT sapo ai godet topin është diçka e mahnitshme.”

GOAT do të thotë më i madhi i të gjitha kohërave (më i miri i të gjitha kohërave).