Ballkani ka arkëtuar 500 mijë euro pas fitores kundër Sivassporit në kuadër të Conference League.
Ndeshja që u zhvillua në “Yeni 4 Eylul” përfundoi me rezultat 3-4, pas një loje që zgjati pothuajse 100 minuta.
Ndërkaq, përveç që ishte fitore historike, Ballkani tani ka mbushur edhe arkat e klubit, pasi që ka fituar shumë të majme nga UEFA.
Ballkani ka fituar plot 500 mijë euro pas fitores së sotme, pasi që kjo shifër e majme paguhet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Këto para nuk janë të vetmet që i ka arkëtuar Ballkani, pasi që edhe barazimi kundër CFR Clujit ia ka siguruar 166,000 euro të tjera, kurse kalimi në fazën e grupeve të kësaj gare i ka dhuruar Ballkanit plot 2.94 milionë euro.



























