Bayern Munich nuk ka mundur të fitojë ndaj Dortmund, pasi këta të fundit kanë barazuar në sekondat e fundit.

Pjesa e parë ishte tepër intensive dhe me faulle të tepërta, ku nuk munguan kartonat e verdhë pasi gjyqtari kryesorë nxorri dy kartona të verdhë për secilin ekip brenda 45 minutave të para.Bayern gjeti rrjetën në minutën e 33-të pas një supergoli nga Goretzka.

Pjesa e dytë foli sërish për bavarezët, pasi në minutën e 53-të, Sane lëshon një goditje fantastike nga jashtë zone duke shënuar edhe golin e dytë.S

hpresat lindën në minutën e 74-të për Dortmund, pasi Moukoko shënoi golin e shpresës.

Mrekullia ndodhi, në minutën e 95-të të shtesës, aksion model nga Dortmund dhe Modeste dërgon topin në rrjetë duke çuar në peshë stadiumin.