Çfarë nuk bëhet për të shënuar një gol vendimtar në Champions League? Kjo pyetje ndoshta i është bërë orët e fundit edhe Toni Rudiger, mbrojtësit gjerman të Real Madridit, i cili me një goditje me kokë në minutën e 95-të shmangu humbjen ej kampionëve të Europës, por pësoi një dëmtim vërtet të rëndë, me shenja të dukshme.

Real Madridi nuk po shkëlqen këtë sezon, por është i pamposhtur, i ka fituar pothuajse të gjitha ndeshjet falë kampionëve të vet, të cilët janë pak të ngadaltë nga lodhja dhe ndoshta tashmë po mendojnë për Botërorin. Këtë javë kanë edhe një tjetër supersfidë të madhe, “El Clasico” me Barcelonën, e planifikuar për të dielën e 16 tetorit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Por, në mes ishte ndeshja kundër Shakhtar Donetsk, e vlefshme për Ligën e Kampionëve që mund ta afronte Realin me kualifikimin për në 16-she dhe gjithashtu me primatin përfundimtar të grupit. Ndeshja ishte shumë më e pabesë sesa pritej, me skuadrën ukrainase që kaloi në epërsi falë golit të Zubkov në fillim të pjesës së dytë. Shakhtar e mbajti epërsinë 1-0 deri në minutën e 95-të, kur Rudiger goditi dhe shënoi me kokë. Topi u përplas fillimisht në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

Në atë moment shpërtheu gëzimi i Realit, i cili ruan ecurinë e pamposhtmërisë dhe fiton një pikë të artë (sepse tani i mungojnë dy pikë në dy ndeshje për të siguruar kualifikimin dhe primatin e grupit). Lojtarët lumturohen dhe shkojnë të takojnë Rudiger, i cili megjithatë nuk gëzohet. Sepse duke goditur topin me kokë u “grushtua” nga portieri i Shakhtar. Pasoja ishteë shumë e rëndë.

Fytyra dhe fanella e ish-lojtarit të Romës dhe Chelsea u mbushën shpejt me gjak. Ngazëllimi për golin praktikisht u zhduk. Doktori i Realit hyri në fushë, bëri që Rudiger të shtrihej në fushë dhe i dha ndihmën e parë. Pak sekonda më vonë e shoqëroi mbrojtësin jashtë drejtkëndëshit të gjelbër. Imazhet janë shumë të forta. Gjermani është tronditur, pas ndeshjes mjekohet dhe relaksohet disi.

Përplasja me portierin Trubin ishte e fortë, ndoshta dëmtimi në harkun e vetullës është një nga pikat më të këqija, këtë e dinë mirë boksierët. Sidoqoftë, ai nuk e humb humorin e mirë.

Në rrjetet sociale shumë i shkruajnë, për tifozët e Real Madridit është tashmë një idhull, është shumë më tepër. Lumë “cicërimash” dhe postimesh për të, ndoshta edhe shumë mesazhe të marra në mënyrë private.

La stories che Rudiger ha postato su Instagram dopo l’infortunio.

Dhe në rrjetet sociale, Rudiger bëri që të dëgjohet. Fillimisht ka postuar në Twitter një foto ku shihet paksa i mërzitur dhe duke parë fanellën e tij të përgjakur, ku shkruan: Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Jam mirë, faleminderit të gjithëve për mesazhet”.

Më pas në Instagram ka hedhur një foto në të cilën shihet i buzëqeshur, por me një njollë në sy dhe kokën e fashuar, teksa ndodhet në aeroplanin që e kthen skuadrën për në Madrid. Me pak fjalë  shtoi: “Ne jemi gjallë”, pak a shumë si “Ne jetojmë”.