Sergio Ramos u përjashtua nga loja në ndeshjen që Paris Saint-Germaini e barazoi pa gola në udhëtim te Reimsi i Arbër Zenelit.

Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq për herën e 28-të në karrierën e tij.

Ramosi mori fillimisht kartonin e verdhë, por pas protestave dhe fyerjeve të Ramosit, gjyqtari e përjashtoi atë nga loja.

“Canal Plus” i Francës ka shkruar se 36-vjeçari e fyeu gjyqtarin me nënë, por një gjë e tillë nuk është shkruar në raportin e gjyqtarit.

Megjithatë, Ramos ka marrë dënim prej tri ndeshjeve. Nuk do të luajë as në “klasiken” kundër Marseilleit.