Rënia e madhe në lojë në pjesën e dytë i ka kushtuar me humbje Ballkanit. Kampioni i Kosovës në futboll të enjten mbrëma u mposht 2:1 nga Sivasspori në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Ndeshja u luajt në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në atmosferë shumë të bukur sportive. Stadiumi ishte i mbushur, ndërsa përkrahja për Ballkanin ishte e madhe.