Antwerp ka pezulluar Radja Nainggolan për një kohë të pacaktuar.

Arsyeja është tepër e habitshme, pasi ish-lojtari i Interit dhe i Romës pinte duhan në pankinë para ndeshjes ndaj Standard.

Vendimin e ka bërë të ditur klubi belg përmes një komunikate zyrtare.