
Momenti pas lëndimit të Gavit në sfidën kundër Athletic Bilbaos është bërë viral në rrjete sociale, transmeton VAR Kosova.
18 vjeçari pësoi një lëndim në kokë në sfidën që La Blaugrana e fitoi 4-0 kundër skuadrës baske, në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligën spanjolle.
Pas takimit, Xavi njoftoi se lëndimi i talentit spanjoll nuk ishte aq serioz dhe ka gjasa që sot të paraqitet në sfidën ndaj Bayern Munich që Barcelona e zhvillon në kuadër të Ligës së Kampionëve./VAR/




























