Skuadra e Portos bëri një festë të çmendur në avion duke u kthyer nga ndeshja me Brugge. Ata po shikonin ndeshjen e Atletico Madrid në avion, pasi nëse spanjollët nuk fitonin, portugezët kalonin në fazën tjetër dhe kështu ndodhi.
Carrasco ekzekuton një penallti por nuk mundet ta realizojë atë, topi i rikthyer godet shtyllën dhe pastaj del jashtë. Humbja shënon fillimin e festës në avion për skuadrën e Portos.





























