Vedat Muriqi ka shënuar në ndeshjen e pestë radhazi në LaLigën spanjolle, transmeton VAR Kosova.

Pirati nga Prizreni shënoi kundër Atletico Madridit në minutën e 16-të pas një topi të kthyer nga Jan Oblak.

Goli i Muriqit ishte i mjaftushëm për pikët e plota të Mallorcas ndaj Atleticos, teksa sulmuesi kosovar arriti kuotën e 8 golave në kampionatin spanjoll.