Bukayo Saka është bashkuar me organizatën humanitare, BigShoe për të mbuluar 120 operacione që do ta ndryshojnë jetën e fëmijëve në Kano të Nigerisë

Ylli i Arsenalit, prindërit e të cilit vinë nga Nigeria, i është bashkuar një organizate humanitare në ndihmë për të ndryshuar jetët e fëmijëve të cilët vuajnë të gjithë nga sëmundja e njohur si herniet inguinale, herniet e kërthizës dhe tumoret në tru.

“Ndihem i bekuar që jam në gjendje të kontribuojë ku mundem për ta bërë jetën e këtyre fëmijëve më të lehtë dhe më të mirë pas këtyre operimeve”, ka thënë Saka në një video që është publikuar në BigShoe.