Mbrojtësit argjentinas, Pablo Alvarez, i kishte rënë të ballafaqohej në fushë me brazilianin Ronaldinho.
Ai ka treguar se si në një ndeshje Ronaldinho e kishte turpëruar në fushë dhe jashtë saj.
Ish-mbrojtësi i Catanias ka thënë se gjatë ndeshjes Milan-Catania në “San Siro”, Ronaldinho kishe një porosi të çuditshme për të.
“Kur po shkonim në tunel pas pjesës së parë, Ronaldinho mu afrua për të më thënë diçka. Hoqi fanelën dhe më tha që mos ta godas më. E mora fanelën të cilën e kam edhe sot në koleksion, dhe i premtova se nuk do të ndërhyjë ashpër më ndaj tij” tha ai.