Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të mos vazhdohen garat në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë, shkaku i pandemisë COVID-19.
Kështu nga Superliga largohen 4 skuadra për në Ligën e Parë.
Superligës do t’i bashkëngjitën dy skuadra – KF”Besa” që ndodhet në vendin e parë në tabelë dhe KF ”Arbëria” që ndodhet në pozitën e dytë dhe nga Liga e Parë nuk largohet asnjë skuadër.
Ligës së Parë i bashkëngjitën KF ”Kika” dhe KF ”A&N” që vijnë nga Liga e Dytë dhe që i bie që kjo ligë nga edicioni i ardhshëm do të numërojë 20 skuadra.
Edhe nga Liga e Dytë nuk largohet asnjë skuadër, por vetëm dy skuadra e Ligës së Tretë do t’i bashkëngjitën kësaj Ligë edhe atë, KF ”Dushkaja” nga rajoni i Pejës dhe KF ”Vjosa” e Shtimes nga rajoni i Prishtinës sikur që edhe nga dy ligat e treta nuk largohet asnjë skuadër.