Edicioni 2019/2020 në të gjitha kampionatet e futbollit në Kosovë, përveç Superligës ka përfunduar, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Trajneri i KF Minatorit, Emin Bajrami, ka njoftuar se nga sot nuk është më në krye të skuadrës.
Ai ka akuzuar FFK-në, duke thënë se është dashur të mendohet për futbollistët dhe trajnerët para këtij vendimi.
Ky është postimi i plotë i Bajramit në rrjetin social “Facebook”:




























