Pas përhapjes së pandemisë COVID-19, të gjithë njerëzit u detyruan të vendosin maska në fytyrë dhe doreza.

Nga ky rregull nuk u përjashtua askush, as yjet e futbollit.

Me kalimin e kohës, filluan të dalin në treg modele të ndryshme të maskave.

Shumica e klubeve në botë, kanë krijuar maska me logot e tyre. Njëjtë ka bërë edhe Barcelona.

Maskat e reklamuara nga lojtarët e Barçës kushtojnë 18 euro, ka njoftuar klubi përmes një njoftimi.