
Veterani i La Ligës, Xavi Torres, ka të ngjarë të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në futbollin profesionist pasi u dënua për trukim ndeshjesh në vitin 2014.
Ish-lojtari i Barcelonës, Real Betis, Getafe, Levante dhe Elche ishte përfshirë në “Caso Osasuna” në sezonin 2013-2014, ku 11 persona janë akuzuar për shpërdorim fondesh në Osasuna. Drejtorët e klubit zbulohet se kanë nxitur lojtarin e atëhershëm të Betsi, Torres dhe shokun e tij të skuadrës Antonio Amayam në mënyrë që të mundin Real Valladovid në ndeshjen e 37-të të sezonit. Osasuna ishte në një betejë për rënie dhe duhej të humbiste Valladovid në mënyrë që të ndihmonte kauzën e tyre.


























