Adnan Januzaj do të ndryshojë ambient në afatin kalimtar dimëror.

Futbollisti me origjinë shqiptare do të huazohet në Turqi, tek ekipi Istanbul Basaksehir, transmeton Express

Kështu raporton gazetari i njohur Rudy Galetti.

Basaksehir do ta paguajë pagën e plotë të Januzajt deri në fund të sezonit aktual.

Sevilla do ta monitorojë situatën e tij dhe do të vendos për të ardhmen në fund të sezonit.