Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste ripërshkruan momentet dhe emocionet e atyre ditëve magjike për të.

Lutja gjatë penalltisë vendimtare? Kanë thënë që po flisja me Maradonën, por nuk është kështu. I kërkova Zotit dhe Gonzalos (Montiel) të shënonte, për të mos e zgjatur atë agoni më shumë, pasi po bëhej e padurueshme“.

Për argjentinasin triumfi në Doha ishte padyshim një çlirim i madh. “E dëshiroja me gjithë qenien time atë moment. Pas shumë viteve në Kombëtare, pasi kisha qenë aq pranë në 2014. Kam bërë shumë sakrifica, ka patur shumë disfata dhe momente të vështira.

Familja ime ndoshta e përjetoi më shumë se unë. Kam shumë të afërt në Argjentinë dhe kjo pritje po i konsumonte, vuanin si unë e ndoshta dhe më shumë. E di që kanë kaluar momente të këqija, por tani të gjithë jemi të çliruar nga suksesi dhe nga fakti që u bëmë kampionë të Botës“.

Një nga imazhet simbol të finales me Francën është ajo pritje e Emiliano Martinez në rastin e Kolo Muani në skadimin e kohës shtesë. Për pak gjërat do të kishin shkuar shumë ndryshe.

Ndodhi gjithçka aq shpejt. Nuk ja dola as ta shikoja tamam atë moment. Kam vuajtur më shumë kur kam parë videot më pas, kam akoma ankth kur e rishikoj“.