Real Madridi vazhdon ndjekjen e liderëve të La Ligës, Barcelonës, me sfidën kundër Mallorcas të dielën pasdite.

Los Blancos aktualisht janë në vendin e dytë në tabelë me pesë pikë pas Barcelonës, pasi fituan vetëm dy nga katër ndeshjet e fundit në ligë.

Real Madridi do të jetë pa dyshen Karim Benzema dhe Eder Militao, ndërkohë ky takimi do të jetë mundësi e mirë për Vedat Muriqin të rikthehet te goli, duke qenë se ka 5 ndeshje pa shënuar me Mallorcan.

Sulmuesi nga Prizreni kishte shënuar në sfidën e parë në “Santiago Bernabeu”, takim të cilin Reali e kishte fituar me rezultatin 4-1.