Edon Zhegrova ka shënuar gol të bukur për skuadrën e Lilleit në çerekfinale të Kupës së Francës, por nuk ka qenë i mjaftueshëm për ta shmangur eliminimin.

Futbollisti i Kosovës të mërkurën mbrëma me Lillein është eliminuar nga gjiganti i futbollit francez, Lyoni, në çerekfinale të Kupës së Francës.

Zhegrova shënoi në barazimin e rezultatin në 2:2, në minutën e 64-t.