Golashënues ndaj Lyonit dhe në formë të shkëlqyer në tri ndeshjet e fundit, Edon Zhegrova duket se po merr vrull.
Edhe trajneri Paulo Fonseca ka potencuar se Zhegrova është duke kaluar në formë të mirë, duke thënë se tani ka më shumë lojë kolektive te anësori kosovar:
“Mendoj se Edoni e kupton që duhet të jetë lojtar skuadre, sepse loja që ai mendonte ishte lojë individuale. Sot është më kolektiv, mendon më mirë për lojën në fusha të ndryshme. Është shumë e rëndësishme të kuptoni se nuk mund të luani të njëjtën lojë në faza të ndryshme. Unë mendoj se sot ai e kupton se ka zona sigurie në të cilat ai nuk mund të marrë rreziqe të caktuara. Mendoj se ai është edhe më i mirë në vendimmarrje, pasime, krosime, shumë i rëndësishëm për një lojtar në këtë pozicion.




























