Milot Rashica tashmë i ka bindur të gjithë në Stamboll.

Klubi turk, i cili e mori atë në formë huazimi nga Norwich, do të dëshironte ta blinte dhe ka gati ofertën prej rreth 5 milionë euro, të cilën është gati ta paguajë me këste për të marrë kartonin e 26-vjeçarit.

Deri tani Rashica ka pasur paraqitje të mira me Galatasarayn. Aktualisht vlera e tij në treg është 7 milionë euro.