Vedat Muriqi ka qenë shumë i pafat në duelin e fundit me Mallorcan.

Mallorca e humbi ndeshjen në shtëpi kundër Elches të shtunën, në kuadër të xhiros së 24-t të La Ligas spanjolle.

Lucas Boye shënoi për mysafirët dy minuta para fundit të ndeshjes.

Ndërkohë, Muriqi i barazoi shifrat në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Por gjyqtari kryesor i ndeshjes e anuloi atë për shkak se gjatë ndërtimit të aksionit, ishte shkaktuar ndërhyrje e palejuar nga një bashkëlojtar i Muriqit.

VIDEO: KËTU