Lojtarët e Napolit janë bërë heronj në qytetin e tyre.

Ata janë shumë afër ta fitojnë titullin e kampionit në Itali dhe gati ta rikthejnë këtë trofe pas më shumë se tri dekadash.

Banorët po mundohen t’i respektojnë lojtarët dhe ata e kanë bërë një veprim për t’u duartrokitur.

Në fakt, në një ndërtesë janë vendosur fotografitë e lojtarëve të Napolit, ndërsa në krye të saj gjendet ajo e Amir Rrahmanit.