Barcelona nuk po heq dorë nga objektivi kryesor i kësaj vere, sulmuesi Lautaro Martinez.

Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, Lautaro ka shprehur dëshirën të luajë bashkë me Leo Messin.

Interi ndërkohë këtë javë ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas nuk është në shitje.

Në të njëjtën kohë, skuadra italiane ka filluar interesimin për një sulmues tjetër që do ta zëvendësonte atë.

Është sulmuesi francez, Alexandre Lacazette ai që është përmendur për një kalim te Interi, pasi që e ardhmja e tij te Arsenali është ende në ajër.