Gazeta franceze L Equipe, ka publikuar listën e pagave mujore në ligën e Francës, transmeton VAR Kosova.
Dominimi i PSG bie në sy, ku 10 lojtarët më të paguar në ligë janë në kryeqytet. Kylian Mbappe kryeson listën me 6 milionë euro në muaj, i cili pasohet nga bashkëlojtarët në sulm, Neymar me 3.6 milionë euro edhe Lionel Messi me 3.3 milionë euro në muaj.



























