Në vitin e largët 1946, John Zelly tash 88-vjeçar kishte fituar Keighley Cup me shkollën e tij.

74 vjet më vonë, ai ka marr medaljen e fituar pas fitores 2-1 që e kishin arritur me shokët e tij, raporton BBC.

“Kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë i moshuari nga qyteti i Burnleyt.

Ajo ishte ndeshja e parë që ishte luajtur pas Luftës së Dytë Botërore.

Mungesa e metalit pas luftës, kishte bërë që fituesit të mos i merrnin medaljet e tyre./VAR Kosova/