Vedat Muriqi ka shkëlqyer në fitoren e Mallorcas në udhëtim ndaj Celta Vigos, transmeton VAR Kosova.
Mallorca shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Celta Vigos, fal golit të A. Ndiaye, i cili realizoi në minutën e 21-të.
Me këtë fitore, ishullorët dalin në vend të 11-të me 37 pikë të grumbulluara.
Ndonëse nuk shënoi gol, Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.3 nga Sofascore.




























