Ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se ai do ta kishte shkarkuar trajnerin, Simone Inzaghi, tashmë këtë sezon, po të ishte akoma lider i skuadrës.

“Mund të jetë vendim i gabuar, por mendimi im mbetet se Inzaghi mund të shkarkohej madje këtë sezon” tha Moratti.

Sipas mediave italiane, Interi mund ta shkarkojë trajnerin nëse ai nuk arrin ta çojë skuadrën në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane.

Kurse zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se rezultatet e skuadrës në Serie A janë të papranueshme.

Sipas tij ndeshja e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Benficës do ta vendosë të ardhmen.

Së fundmi, La Gazzetta dello Sport raportoi se Interi ka vendosur të mos rinovojë marrëveshjen e huazimit me Chelsean për Romelu Lukakun.