Vedat Muriqi ka thyer rekordin e dueleve të fituara në ajër në La Ligën spanjolle, transmeton VAR Kosova.
Sulmuesi kosovar i cili luan për Mallorcan, fitoi 16 duele në ajër në sfidën e fundit kundër Celta Vigos, duke vendosur kështu rekord të ri sezonal në La Ligë.
Kujtojmë që Muriqi ka qenë shtylla kyçe e Mallorcas këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe dhuruar 2 asistime.



























