Portieri i Deportes Temuco, Yerko Urra, shënoi një gol të jashtëzakonshëm në kampionatin e Kilit, duke barazuar ndeshjen në sekondën e fundit, transmeton VAR Kosova.
Me ekipin e tij që ishte duke humbur 1-0 në shtëpi ndaj San Marcos de Arica në minutën e 97-të, Urra vrapoi në sulm për të marrë pjesë në atë që ishte padyshim, aksioni i fundit i Temuco-s në ndeshje.
Pasi një shoku i skuadrës goditi nga këndi në shtyllën e afërt, Urra reagoi shkëlqyeshëm për të kërcyer përpara mbrojtjes dhe me kokë goditi topin në rrjet – një gol me të cilin çdo sulmues do të ishte krenar.
Ishte gjithashtu një gol vendimtar, pasi barazimi i ndihmon Temuco-s të mbajë ritmin me liderët e hershëm San Luis dhe La Serena në garën për t’u ngjitur në divizionin më të lartë të Kilit.
Urra i dha meritat trajnerit të Temuco-s, Juan José Ribera, që i dha leje të shkonte në sulm për goditjen nga këndi.





























