Inter do të ndeshet me Milanin në gjysmëfinale të Champions League, ku e gjithë bota do të ketë sytë nga kjo sfidë fantastike, një derbi Milano në kompeticionin më të ndjekur për klube në botë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Steven Zhang, presidenti i klubit të Interit, ka premtuar një premio prej 2 milionë eurosh në total që do të ndahet mes lojtarëve dhe stafit teknik zikaltër, pra rreth 50 mijë euro secili.





























