Sulmuesi i Brazilit, Neymar pritet të jetë përforcimi i madh i Newcastle Unitedit në afatin kalimtar të verës. “L’Equipe” ka raportuar të martën se Newcastle është favorit për transferimin e brazilianit, pasi tashmë thuhet se ka mposhtur konkurrencën e ekipeve të tjera.
Mësohet se ekipi anglez ka kërkuar huazimin njëvjeçar të Neymarit me detyrim të blerjes së tij verën tjetër për 60 milionë euro.
31-vjeçari do të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint-Germaini, pasi ekipi francez nuk llogarit në shërbimet e tij dhe tashmë e ka nxjerrë në shitje.



























