Mesfushori Arthur Melo do të largohet nga skuadra e Liverpoolit me të përfunduar edicioni aktual.
Ai ka bërë të ditur se do të rikthehet te Juventusi, pasi dështoi ta bindë Liverpoolin me paraqitjet e tij. Arthuri para fillimit të këtij edicioni u huazua te Liverpooli, por shkaku i lëndimit nuk pati më shumë se 13-të minuta lojë me ekipin e parë.
Liverpooli nuk e ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së tij dhe braziliani po shpreson që të transferohet diku tjetër për të dëshmuar veten, pasi nuk bën pjesë në planet e Juventusit.
Arthur Melo bëhet mesfushori i dytë që do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit pas James Milner, i cili ka arritur marrëveshje me Brighton.



























