Nga: Francesco Totti

27 shtatë vite më parë, dikush trokiti në derën e apartamentit tonë në Romë. Nëna ime, Fiorella, doli të shohë se kush ishte. Ata që ndodheshin purthej pragut të derës, do ta përcaktonin karrierën time në futboll.

Kur ajo hapi derën, disa burra e prezantuan veten si drejtorë futbolli.

Por ata nuk ishin nga Roma. Ata ishin të veshur kuq e zi.

Ata ishin nga AC Milan. Ata dëshironin që unë të luaja për ekipin e tyre. Me çdo çmim.

Nëna ime i ngriti duart. Çfarë mendoni se ju tha ajo këtyre zotërinjve?

Kur ju jeni fëmijë në Romë, janë vetëm dy mundësi: ju ose jeni i kuq ose i kaltër. AS Roma apo Lazio. Por në familjen tonë, ishte vetëm një zgjedhje e mundshme.

Fatkeqësisht nuk e kam njohur gjyshin tim sepse ai kishte vdekur kur unë isha shumë i vogël. Por ai me la mua me një dhuratë të çmueshme. Fatmirësisht, gjyshi im Gianluca ishte një tifoz i madh i Romës dhe këtë dashuri ai e përcolli tek babai im, i cili pastaj e kaloi atë tek vëllai im dhe unë.

Dashuria jonë për Romën ishte e trashëguar. Roma ishte më shumë se ekip futbolli. Ishte pjesë e familjes tonë, gjakut tonë, shpirtrave tonë.

Nuk kemi mundur që të shohim shumë ndeshje sepse as në Romë në vitet 80-ta nuk i transmetonin të gjitha. Por, kur isha shtatë vjeçar, babai im arriti të blejë bileta për gjithë familjen dhe më në fund i pashë “I Lupi”, Ujqërit, në Stadiumin Olimpico.

Mund të mbyllë sytë dhe ta kujtoj ndjenjën. Ngjyrat, brohoritjet, piroteknika… Unë isha një fëmijë i gjallë sa që vetëm të qenit në stadium me të gjithë ata tifozë tjerë të Romës nxiti diçka brenda meje. Nuk e di si ta përshkruaj eksperiencën…

Bellissimo.

Kjo është fjala e vetme që mund t’a përshkruaj.

Përreth pjesës sonë të qytetit, në San Giovanni, nuk mendoj që dikush të më ketë parë pa ndonjë top futbolli në dorë apo këmbë. Në rrugët më kalldrëmi, në mes katedraleve, rrugica, kudo – ne do të luanim futboll.

Edhe si një djalë i ri, për mua kjo ishte më shumë se një dashuri për futbollin. Unë vetëm e kisha ambicien që të bëja karrierë në futboll. Fillova të luajë për ekipet e të rinjve. Kisha postera dhe copëza të gazetave të me foto të Gianninit, kapitenit të Romës, në dhomën time të gjumit. Ai ishte një ikonë, një simbol. Ai ishte një fëmijë nga Roma. Sikurse ne.

Dhe kur unë isha 13-vjeçar, dera e banesës sonë trokiti sërish.

Burrat nga AC Milan kërkonin që unë t’i bashkohesha ekipit të tyre të futbollit. Një mundësi për të bërë këtë me një klub të madh italian. Çka do të zgjedhja unë?

Natyrisht, ky nuk mund të ishte vendimi im.

Nëna ime ishte shefi. Ajo, në fakt, akoma është shefi. Dhe ajo, le të themi, ishte shumë e lidhur me djemtë e saj. Si çdo nënë italiane, ajo ishte shumë protektive. Ajo nuk dëshironte që unë të lëshoja shtëpinë nga frika se mund të më gjente ndonjë gjë.

“Jo, jo, i tha ajo udhëheqësve të A.C. Milan. Kjo ishte krejt çfarë ajo kishte për të thënë. “Mi dispiace. No, no”.

Ky ishte fundi. Transferimi im i parë ishte refuzuar nga shefi.

Babai im na dërgonte mua dhe vëllain tim, çdo fundjavë në ndeshje. Por, nga e hëna deri të premten, nëna ishte përgjegjëse. Ishte vështirë t’i thuhej jo A.C. Milanit. Transferimi do të nënkuptonte shumë para për familjen tonë. Por, nëna ime atë ditë më mësoi mua një mësim të paharrueshëm. Shtëpia është gjëja më e rëndësishme në jetë.

Vetëm disa javë më pas, pasi më kishin ndjekur nga afër në një nga ndeshjet e mia, AS Roma më bëri një ofertë. Do të vishesha “verdh e kuq”.

Nëna e dinte. Ajo e ndihmoj karrierën time në shumë aspekte. Po, ajo ishte protektive – ende është e tillë! Por, ajo bëri shumë sakrifica për tu siguruar që unë të isha në fushë çdo ditë. E di që ato vitet e para ishin shumë të rënda për të.

Ishte nëna ime që më dërgonte në stërvitje dhe më priste jashtë fushe. Ajo priste një, dy, tri nganjëherë edhe katër orë, derisa unë stërvisja. Ajo priste në shi, në të ftohtë – nuk kishte fare rendësi.

Ajo priste në mënyrë që unë të mund të realizoja ëndrrën time.

Nuk e dija se do të mund të realizoja debutimin tim për Romën në Stadio Olimpico, deri 90 minuta para fillimit të ndeshjes.

U ula në autobus për të shkuar tek stadiumi dhe emocionet vetëm sa vinin e rriteshin. Qetësia që kisha një natë më parë ishte trazuar. Tifozët e Romës janë ndryshe nga të gjithë të tjerët. Presin shumë nga ti kur pranon të veshësh fanellën e “verdh e kuqve”. Duhet të dëshmosh vlerën tënde dhe nuk ka hapësirë për gabime eventuale.

Kur hyra në fushë për herën e parë isha i mbushur me krenarinë për të luajtur për shtëpinë time. Për gjyshin tim. Për familjen time.

Për 25 vite presioni dhe privilegji nuk ndryshuan asnjëherë.

Natyrisht, ka pasur edhe gabime. Përveç kësaj, 12 vite më parë kishte edhe një moment kur mendova ta lë Romën dhe të transferohem në Real Madrid. Kur ekipi më i suksesshëm në botë, ndoshta edhe ekipi më i mirë, të kërkon që t’i bashkohesh atyre, fillon të mendosh se si mund të ishte jeta diku tjetër.

Bisedova me presidentin e Romës dhe kjo e bëri ndryshimin. Por, kur në fund bisedova edhe me familjen time, mu rikujtua kuptimi i vërtetë i jetës.

Shtëpia është gjithçka.

Për 39 vjet Roma ka qenë shtëpia ime. Për 25 vjet karrierë, AS Roma ishte shtëpia ime gjithashtu. Pa marrë parasysh se a kam fituar Scudetto-n apo kam luajtur në Ligën e Kampionëve, në secilin rast shpresoj të kem përfaqësuar dhe ngritur sa më lart që është e mundur ngjyrat e Romës. Shpresoj t’ju kem bërë krenar.

Mund të thoni se jam një person i vendosur dhe këmbëngulës. Nuk dola nga shtëpia e prindërve të mijë derisa u fejova me gruan time, Ilary. Kështu që, kur kthej kokën pas dhe shoh çfarë më mungon, e ndjej se është ajo rutina, gjërat e përditshme. Orët e gjata në ushtrime, bisedat e pafundmë në zhveshtore. Mendoj se ajo që më mungon më së shumti është të pijë kafe më bashkë lojtarët e mijë çdo ditë. Ndoshta, nëse do të kthehem si drejtor ndonjë ditë, ato momente serish do të rikthehen aty.

Njerëzit më pyesin, pse ke kaluar të gjithë jetën në Romë?

Roma përfaqëson familjen time, miqtë e mijë, njerëzit që i dua. Roma është deti, malet, monumentet historike. Roma, natyrisht, janë edhe romakët.

Roma është e verdhe dhe e kuqe.

Roma, për mua, është vetë bota.

Ky klub, qyteti, kanë qenë jeta ime.

Sempre.