Klubi brazilian Vasco da Gama ka njoftuar se 16 lojtarë i kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. 

Kjo u konfirmua vetëm dy ditë para se skuadra t’i kthehej stërvitjeve të plota, pas një pushimi dy mujor.

16 lojtarë, nga 43 sa janë testuar, do të izolohen.

Përndryshe, Brazili ka raportuar rreth 515 mijë raste me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është afër 30 mijë.