Blaise Matuidi, Daniele Rugani dhe Paulo Dybala, treshja e Juventusit që janë shëruar nga koronavirusi, u janë kthyer stërvitjeve të plota dhe nuk po kanë ndonjë problem fizik.

Juventusi iu ka bërë kontrolle të detajuara gjithë lojtarëve dhe stafit. 

Matuidi dhe Rugani nuk kishin treguar simptome, ndërsa Dybala, që është dashur 45 ditë për t’u rikuperuar, ende është duke u kontrolluar çdo dy ditë.