Disa javë më parë, Real Madrid arriti të gjente marrëveshjen personale me mesfushorin anglez, Jude Bellingham.
Ylli i Dortmund zgjodhi “Los Blancos” si klubin e tij të ardhshëm dhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se klubi spanjoll dhe lojtari anglez janë në fazën e fundit të procedurave.
Marrëveshja përfundimtar është shumë afër dhe Real Madrid synon të mbyllë transferimin e tij brenda kësaj jave ose në fillim të javës tjetër.




























